Bujtinat në Labovë të kryqit – Zonat rurale nisin përgatitjet për sezonin turistik

Ditët e pranverës tashmë kanë trokitur dhe banorët e zonave rurale kanë nisur si bletët punëtore të merren me punët e stinës . Sot kemi udhëtuar drejt fshatit Labove e kryqit . Banorët e këtij fshati thonë se të gjitha produktet që zona ofron janë bio, që nga bulmeti, mishi i freskët, perimet dhe frutat stinore.
“Me punët e bujqësisë, me punët e shtëpisë, kush ka merret me bizneset. Mbjellim patate, mbjellim qepujka, zarzavatet”, tha një banore.
Ata tashmë jo vetëm qe po vazhdojnë përgatitje për sezonin e ri turistik por kanë filluar të mirëpresin edhe dallëndyshet e para vizitorët e parë që kanë përzgjedhur Labovën për të eksploruar.
Nga viti në vit në këtë zonë po hapen bujtina të reja për të mirëpritur vizitorët e huaj . Banorët thonë se turizmi tashmë është një perspektiv për tu rikthyer edhe të rinjtë.
/RTSH/