Buka Shqiperia gjithmone e me shume importuese e grurit
Shqiperia do te kthehet nga nje vend qe ka prodhuar grure per te mbuluar nevojat e brendshme ne nje vend qe gjithmone e me shume do te orientohet drejt importit. Banka Boterore ne nje raport te fundit te saj mbi agrikulturen specifikon se dritherat ne vitet ne vijim do te njohin ulje te prodhimit nderkohe qe bujqesia po orientohet gjithmone e me shume ne te tjera prodhime. Kjo sipas Bankes ka si arsye faktin qe mbeshtetja tek frutat e stines apo prodhimi i perimeve shihen si nje avantazh me konkurrues per agrikulturen. mimet e dritherave krahasimisht me ato te perimeve jane pothuajse sa gjysma thekson raporti duke ballafaquar vleren e stokut te secilit prej prodhimeve ne bujqesi cka reflekton edhe faktin qe mbjellja e dritherave dhe tregtimi i tyre nuk shihet si fitimprures. Aktualisht vendi yne eshte importues ne nje mase te konsiderueshme i dritherave ose specifikisht i grurit dhe kjo u pa edhe
ne momentin qe u rrit cmimi ne tregjet nderkombetare dy muaj me pare cka u reflektua menjehere edhe ne tregun shqiptar.
Bujqesia
Ne nje kendveshtrim me te gjere ne raportin e saj Banka Boterore specifikon se agrikultura apo bujqesia ne vendin tone perbejne shtyllen kurrizore te ekonomise. Me shume se gjysma e popullsise se Shqiperise jetojne ne zona rurale dhe 20.7 per qind te GDP-se se vendit e perbejne aktiviteti bujqesor nderkohe qe 58.3 per qind e popullsise e mban veten duke u vetepunesuar ne aktivitete te tilla si bujqesia peshkimi. Rreth 75 per qind e tokes perdoret per prodhimet bujqesore si te korra kullota apo pyje. Zonat e uleta perdoren per prodhimin e te korrave te ndryshme nderkohe qe ato malore per kullota apo pyje thuhet ne raportin e Bankes Boterore.