E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN Bell Ok me eurobondin ekonomia ka shenja pozitive

/ /

Duke i bere nje permbledhje ecurise se ekonomise se Shqiperise pergjate ketij viti Meta vuri theksin mbi sipermarrjen e qeverise per me shume investime. Kjo e pare ne kendveshtrimin e nje lidhjeje zinxhir mes investimeve qe vete qeveria ka bere ne infrastrukture permiresimit te klimes se biznesit rritjes se investimeve te huaja dhe rritjen e eksporteve. Sipas kreut te Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes vendi yne mbetet i orientuar drejt permiresimit te kushteve te te berit biznes per te rritur ato sektore ku vendi yne paraqet potenciale te medha sic eshte energjetika. Meta i komunikoi shefit te misionit te FMN-se edhe nismen e fundit te qeverise per funksionimin e Agjencise se re per Zhvillimin e Investimeve AIDA. Nga ana tjeter shefi i misionit te Fondit Gerwin Bell ka vleresuar trendin e rritjes se ekonomise shqiptare duke pasur parasysh ketu edhe projeksionet qe vete FMN-ja ka dhene per vendin tone. Bell i eshte referuar rritjes se ekonomise qe Shqiperia pati vitin e kaluar dhe ecurise pozitive qe parashikohet per kete vit dhe ne vijim. Nderkohe qe emetimi i eurobondit pak dite me pare ne vleren e 300 milione eurove nga Bell eshte cilesuar si nje shprehje e kredibilitetit ndaj ekonomise shqiptare ne tregjet nderkombetare. Takimi Meta-Bell eshte fokusuar edhe tek privatizimet nje nisme kjo e lancuar per kete vit si nje prioritet i Ministrise se Ekonomise. Takimi i shefit te misionit te FMN-se me zv.kryeministrin dhe ministrin e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta vjen pas takimit me ministrin e Financave Ridvan Bode. Misioni i Fondit ndodhet prej disa ditesh ne vendin tone dhe pritet qe ne vijim te zhvilloje takime te tjera mes tyre me guvernatorin e Bankes se Shqiperise apo edhe me Komisionin e Ekonomise sic ka ndodhur ne cdo vizite me te hershme. Kerkesa e pare e Keshillit TatimorTe qartesohen procedurat tatimore

Transparence dhe qartesim te procedurave tatimore ne menyre qe tatimpaguesit te ndihen te barabarte para ligjit. Keto kane qene dhe kryefjala e takimit te pare te Keshillit Tatimor te mbajtur dje prane Ministrise se Financave. Dy bashkekryetaret e keshillit zv.ministri i Financave Alfred Rushaj dhe Fatmir Kazazi nga Instituti i Keshilltareve Fiskale i kane meshuar fort misionit qe ka ky organ. Kjo iniciative e qeverise me mbeshtetjen e Programit Prag te Korporates se Sfides se Mijevjecarit per Shqiperine II te administruar nga USAID-i ka si qellim bashkebisedimin me biznesin per te bere te mundur unifikimin e praktikave tatimore dhe ballafaqimin e mendimeve teknike per saktesimin e interpretimit te legjislacionit tatimor ne fuqi tha Rushaj. Nderkohe qe sipas bashkekryetarit Kazazi keshilli do te kontribuoje per nje trajtim te barabarte te tatimpaguesve. Te pranishem ne takim dje ishin edhe drejtori i Pergjithshem i Tatimeve z. Gazmend Spahija Avokati i Tatimpaguesve z. Artur Papajani si dhe perfaqesues te tatimpaguesve nga dhoma te tregtise dhe te industrise shoqata te biznesit apo shoqata profesionale te kontabilisteve dhe te eksperteve kontabel. Keshilli Tatimor perbehet nga 18 anetare 6 zyrtare te larte nga Ministria e Financave dhe DPT-ja si dhe 12 perfaqesues te tatimpaguesve.

Nertila Maho

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›