E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulevardi i Palmave në Lushnjë i nënshtrohet ndërhyrjes, investim në aksin kryesor të qytetit


Shëtitorja e palmave, aksi më i rëndësishëm rrugor i Lushnjës, po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të plotë mirëmbajtjeje.

Punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve në Lushnjë kanë nisur krasitjen e palmave përgjatë gjithë segmentit, rregullimin e pjesshëm të trotuareve, vendosjen e koshave të vegjël për mbeturinat, si dhe pastrimin e plotë me fshirje e larje në të dy anët e rrugës.

Kjo ka ardhur menjëherë pas kërkesave të vazhdueshme të banorëve, për rikthimin e shëtitores se palmave.

Sipas bashkisë, kjo është hera e parë që realizohet një ndërhyrje kaq e gjerë dhe e koordinuar në këtë aks të rëndësishëm urban.

Me gjatësi rreth 1.5 kilometra, kjo shëtitore është një nga zonat më të frekuentuara nga banorët, ndaj pritet që ndërhyrja të përmirësojë dukshëm estetikën, sigurinë dhe qarkullimin për këmbësorë e mjete.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›