E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e shiut përmbytin rrugët e lagjeve në Durrës, vështirësi për këmbësorët dhe drejtuesit

Reshjet e mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar probleme në disa lagje të Durrësit, ku rrugët përmbyten sistematikisht sa herë ka shi me intensitet.

Situata më problematike u paraqit në lagjen nr. 18 dhe nr. 16, ku uji i grumbulluar i bëri rrugët pothuajse të pakalueshme për këmbësorët, veçanërisht për nxënësit që i drejtoheshin shkollave.

Uji mbuloi pjesërisht korsitë e qarkullimit, duke detyruar drejtuesit e mjeteve të lëviznin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur defektet teknike apo aksidentet e mundshme.

Aktualisht, situata është normalizuar dhe uji është larguar nga rrugët e përmbytura.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›