Bulku Hajdukuklubi me i madh i Ballkanit
TIRANE-Bashkelojtaret e therrasin Buki tifozet Bukle por emri i vertete i lojtarit te Shqiperise dhe mesfushorit te Hajdukut te Splitit eshte Ervin Bulku. Futbollisti shqiptar kaloi ne Hajduk nga Krivbasi ku ishte i huazuar nga ekipi tjeter ukrainas Dnjipro. Kam pasur kontrate 4-vjecare me Dnjipron por gjithe kohen kam qene i huazuar te Krivbasi. Me mbeti edhe nje vit kontrate ne Ukraine por nuk desha te vazhdoja me ne nje klub qe nuk kishte ambicie. Ne Shqiperi jam mesuar te luftoj per trofe dhe ne Hajduk me ofrohet kjo sfide ka thene Bulku. Me Tiranen kam fituar gjashte tituj kampion e pese kupa si dhe gjashte trofe te Superkupes. Por per asnje cast nuk kam menduar te kthehem ne Shqiperi. Per mua Hajduku eshte klubi me i madh ne Ballkan dhe besoj se ketu ne Split do tu kthehem trofeve. Ai thote gjithashtu se me lojtaret e tjere komunikon anglisht ndersa ka mesuar vetem disa fjale kroatisht. Nje tjeter aspekt qe ka impresionuar Bulkun jane tifozet te njohur me emrin Torcida. Me shume se 1000 prej tyre ishin ne Athine krijuan atmosfere te bukur. Une ndoqa edhe derbin me Dinamon ne Split dhe pashe ate qe nuk kisha pare asnjehere ka thene Bulku.
d.b/BalkanWeb
d.b/BalkanWeb