E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulku Kemi mesuar nga gabimet tani duhet te fitojme

Kombetarja shqiptare vazhdon pergatitjet ne Durres ndersa tekniku Josip Kuzhe vazhdon te marre lajme te mira nga stafi i tij te gjithe futbollistet jane ne forme

Humbja kunder Bjellorusise ne ndeshjen e pare te luajtur ne Minsk eshte vetem nje kujtim per kombetaren shqiptare e cila kerkon revanshin te shtunen ne Qemal Stafa. Ervin Bulku eshte thuajse i sigurt per suksesin por ndryshe nga nje vit me pare mesfushori shprehet se te gjithe lojtaret duhet te japin maksimumin. Kemi nxjerre nje mesim te mire ne Bjellorusi dhe shpresoj qe ato gabime qe kemi bere atje te mos perseriten ne ndeshjen qe kemi ne Tirane. Eumlshte nje ndeshje shume e rendesishme per ne qe duhet ta fitojme patjeter - tha Ervin Bulku. Lojtari i Hajdukut te Splitit deshiron ta konsideroje si nje kujtim te se kaluares humbjen me Bjellorusine 2-0 ne Minsk duke synuar revanshin ndaj kundershtarit kundrejt te cilit Shqiperia nuk ka mundur te gjeje fitoren ne asnje prej tri perballjeve direkte dy per eliminatoret e Euro 2008 dhe po per eliminatoret e Euro 2012. 30-vjecari 33 ndeshje me kombetaren eshte thuajse i sigurt per suksesin por ndryshe nga nje vit me pare mesfushori shprehet se te gjithe lojtaret duhet te japin maksimumin.

Duro Duhet te gjejme golin

Detyra jone me e veshtire per te shkuar drejt golit sepse te fitosh nje ndeshje duhet te shenosh. Keshtu qe duke u nisur dhe nga eksperienca qe kemi pasur me perpara kur kemi arritur te shenojme kemi arritur te marrim dhe piken pse jo dhe fitore - u shpreh Klodian Duro. Mesfushori i kombetares beri thirrje per nje loje te kujdesshme ndaj bjelloruseve. Kjo edhe per vete renditjen e grupit tone. Ekipi me shume qetesi dhe shume pune po pergatit kete ndeshje ne menyren e duhur - perfundoi mesfushori 33-vjecar qe luan ne Austri me Lask Linz.

Teli Duhet tu japim mundesi sulmuesve tane te rrezikojne porten

Edhe pse eshte njeri prej lojtareve me pak te aktivizuar me kombetaren shqiptare 7 ndeshje Admir Teli qe luan ne Azerbajxhan me Qarabagh eshte i njohur ne gjithe boten. Themi keshtu pasi mbrojtesin shkodran e ka bere te famshem goditja me berryl qe i dha Kristiano Ronaldos duke dyluftuar fort me lojtarin me te shtrenjte ne bote ne barazimin 0-0 te Shqiperise ne Braga per eliminatoret e Euro 2008. Kunder Bjellorusise kombetares do ti mungoje si qendermbrojtesi Debatik Curri ashtu dhe mbrojtesi i djathte Armend Dallku dhe Teli pritet te rreshtohet ne qender te mbrojtjes se bashku edhe me Lorik Canen. Duhet te kemi shume kujdes nga pasimet e kundershtareve dhe te bejme te mundur qe te dalim shume shpejt ne sulm e tu japim mundesi sulmuesve tane te rrezikojne porten - tha Admir Teli gjate konferences se tij per shtyp. Shkodrani te vetmin aktivizim ne keto eliminatore e ka ate ne humbjen 2-0 kunder Bjellorusise.

Pergatitjet

Kombetarja shqiptare vazhdon pergatitjet ne Durres ndersa tekniku Josip Kuzhe vazhdon te marre lajme te mira nga stafi i tij. Asnje demtim dhe te gjithe futbollistet e grumbulluar nga tekniku jane te gatshem per te zbritur ne fushe kunder Bjellorusise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›