E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulku: Kryeprokurorja mbron Edi Ramën

Deputetja e PD-së Rajmonda Bulku akuzon në mënyrë të drejtëpërdrejtë Kryeprokuroren Ina Rama, e cila nuk respekon drejtësinë dhe mbron në të njëjtën kohë, kreun e PS-së Edi Rama.
 

Nën një valë akuzash, Bulku deklaroi se qëndrimi i papërgjegjshëm dhe i ulët i Kryeprokurores Rama është për ti kujtuar se asgje nuk do ta shpëtojë atë, sikurse dhe nga ata që e urdhërojnë.
 

“Shoqja e bulevardit, mbron në këtë proces Edvin Kristaq Ramën, ndërsa ai deklaronte 20 vjet më parë se nuk e dorëzon këte pushtet të marrë me gjak. 42 dosje i ka mbuluar dhe për afera të tjerra korruptive do të mbyllë edhe këtë krim” ka thënë më tej Bulku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›