Nikolli: Në 8 mars, gratë opozitare në protestë

Në datën 8 mars, të gjitha gratë opozitare do të dalin në protestë, ne diten nderkombetare te grave. Kjo ka qënë thirrja e lëshuar sot nga Kryetarja e Minibashkisë numër 1 në Tiranë, Lindita Nikolli.
Në një deklaratë për shtyp, Nikolli ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha, e në kundërpergjigje, ajo ka theksuar se gratë opozitare do të protestojnë kundër sistemit të Berishës, kundër këtij regjimi.
“Në 8 mars, në këtë ditë kur gratë në mbarë botën kremtojnë të drejtat e fituara, dhe protestojnë për t`i mbrojtur ato të drejta, edhe gratë shqiptare do të bashkohen në një protestë kundër nëpërkëmbjes së dinjitetit të tyre nga Sali Berisha. Në 8 mars, gratë shqiptare do të protestojnë me forcë për t`i thënë ndal gojës së shthurur të këtij paloburri që flet shumë për respektin për gratë, por që si askush tjetër në historinë e këtij vendi shan, shpif, ofendon e mallkon të gjitha gratë e nënat e këtij vendi”, tha Nikolla.
Për të, kryeministri ul imazhin e Shqipërisë, ndërsa nuk ka treguar respekt per te gjitha gratë.