Bullgari Azis, kopjon Aurela Gaçen

Muzika shqiptare në këto dhjetë vitet e fundit ka bërë përparime sa që nuk mund të mohohet që muzika shqiptare jo vetëm që kërkohet, deëgjohet dhe vlerësohet, por dhe po kopjohet nga fqinjët.
Në Rumani e Bullgari, këngëtarët po vlerësohen me çmime të para në konkurse të ndryshme, në Greqi po klasifikohen në majat e toplistave, në Turqi kanë publikuar albume, në Serbi kopjojnë pothuajse çdo hit.
Së fundmi mediat shqiptare kanë zbuluar një këngë tjetër të kopjuar. Bëhet fjalë për versionin bullgar-serb të këngës "Origjinale" të Aurela Gaçes, që këndohet nga Marta dhe Azis dhe titullohet ‘’Mama”. /Indeksonline/