E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, GERB fiton zgjedhjet

Partia GERB, sipas përfundimeve jo zyrtare në zgjedhjet e deputetëve të rinj të parlamentit 240 vendësh, mori 40% të votave dhe arriti të nxjerrë 115 deputetë.

Lideri i Partisë GERB, që njëkohësisht është edhe Kryetari i Bashkisë së Sofjes, vuri në dukje se Partia Socialiste (BSP) në këto zgjedhje pati një humbje të thellë dhe shtoi "Në qoftë se këtë rast do ta vlerësonim si një ndeshje futbolli BSP ka humbur 8-0 përpara GERB".

Borisov kërkoi prej Liderit të BSP-së njëkohësisht Kryeministrit aktual Sergej Stanishev dhe partnerit të koalicionit qeverisës, Kryetarit të Përgjithshëm të Partisë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë Ahmet Doan që këtej e tutje të mos përzihen më në punët e qeverisë.

Borisov vuri në dukje se pas shpalljes përfundimtare të zgjedhjeve dhe pasi t’i jepet detyra e krijimit të qeverisë, ai pret që në vend të mos nxirren më probleme etnike dhe spekulime.

Sipas përfundimeve jo zyrtare kufirin e 4 përqindëshit për të hyrë në parlament e kanë kaluar 6 parti dhe koalicione.

Në rast se në përqindjet e votave nuk do të ketë ndonjë ndryshim atëherë në parlamentin me 240 karrige partia GERB do të përfaqësohet me 115 deputetë. BSP në parlament do të përfaqësohet me 42 deputetë, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë me 35, ekstremistja ultra-nacionaliste ATAKA me 21, Koalicioni Blu i djathtë me 17 dhe Partia e Legjitimitetit dhe e Sigurisë me 10 deputetë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›