Serbi, rrëzohet avioni ushtarak “MIG 29”
Lajmi bëhet i ditur nga televizioni "B92", sipas të cilit piloti arriti të katapultohet dhe menjëherë u dërgua në spitalin ushtarak të Beogradit.
Aeroporti "Batajnica" është vetëm 15 kilometra larg kryeqytetit serb. Ndërkohë që të shtunën në Beograd është planifikuar një shfaqje me mjete fluturuese. Vitin e kaluar e njëjta shfaqje u ndërpre pasi një pilot i aeronautikës serbe, Istvan Kanas, piloti më i mirë për akrobacitë në ajër, humbi jetën pasi u rrëzua bashkë me avionin e tij model "MIG 29", kur po bënte një fluturim provë gjatë përgatitjeve paraprake të shfaqjes.