Bullgari, Rossen Plevneliev merr detyrën e presidentit
SOFJE - Presidenti i ri bullgar i së djathtës, Rossen Plevneliev, 47 vjeç, zgjedhur në fund të muajit tetor, mori sot detyrën e tij duke u angazhuar se do të punonte që Bullgaria të jetë një anëtare e denjë e Bashkimit Evropian.
Përfshirë në politikë dy vjet më parë, ky ish-biznesmeni i kalon drejtimin e partisë Socialiste Gueorgui Parvanov i cili duke mbajtur dy mandate radhazi, nuk mund të merrte postin e presidentit.
"Do të punoj që Bullgaria të jetë një anëtare e denjë e Bashkimit Evropian me një ekonomi të zhvilluar, një edukim të mirë me një perspektivë për të rinjtë'', deklaroi Rossen Plevneliev në përfundim të një ceremonie ushtarake.
Ndërkohë që Bullgaria është kritikuar nga Brukseli për inefikasitet në sektorin e drejtësisë, presidenti i ri u angazhua se do të kontribuojë për një sistem gjyqësor të drejtë dhe efikas, për një zhvillim të ekuilibruar të rajoneve dhe infrastrukturave.
Presidenti në ikje dhe presidenti i ri, komandant i lartë i ushtrisë, morën pjesën në një paradë ushtarake dhe pastaj morën bekimin në katedralen ortodokse, Alexandre Nevski.
(d.b/BalkanWeb)