PS: Do rikthejmë sportet në shkolla e Universitete
TIRANË-Tryeza socialiste për sportin është zhvilluar këtë fundjavë në qytetin e Vlorës, ku është diskutuar gjerësisht për gjendjen aktuale të tij. Rama tha se duhet ndërtuar në politike re për të mbyllur kapitullin e degradimit. Sipas Ramës, sporti duhet të rikthehet në shkolla fuqishëm.
“Sporti në shkolla është pothuajse asgjësuar pothuaj, përfundimisht. Ne duam të kthejmë sportin në shkollë, duam që kultura sportive të bëjë pjesë integrale e kulturës së shkollës sonë që nga niveli më i ulët deri në universitete. Ashtu sikundr besojmë se do kemi të gjitha mundësitë që duke bashkëpunuar me sipërmarjen, që duke ndërtuar një marrdhënie të re me njësitë vendore ne do ti japim një cilësi të re edhe sportit elitar”.
Kurse Fidel Ylli theksoi se sportet janë neglizhuar nga qeveritë në pushtet, si ajo e PD dhe ajo e PS.
“Ne nuk kemi ardhur këtu në Vlorë të themi që Partia Demokratike e shkatërroi sportin. Pasi kanë qenë dhe socialistët tanë në pushtet, plot 8 vjet. Dhe nuk themi se kanë bërë ndonjë gjë të madhe. Ne kemi ardhur që të vendosim sot një frymë të re bashkëpunimi me njëri-tjetrin. Sot kemi ardhur që mos të flasim vetëm për sportin elitar. Por si do shtojmë sportin tek orët e mësimit. Si do të bëhen klasat sportive”.
(d.b/News24/BalkanWeb)