E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari: Sulmuesi me bombë ishte i jashtëm

Autoritetet në Sofje të Bullgarisë thanëse sulmuesi  me bombë, që  vrau pesë izraelitë, ishte shtetas i jashtëm.  Nga ana tjetër, në disa qytete në Izrael, janë varrosur viktimat e sulmit të së mërkurës, pasi kufomat ishin kthyer gjatë natës me transport ushtarak.

Nga sulmi në aeroportin e Burgasit në Bullgari, u vranë pesë izraelitë, shoferi i tyre bullgar dhe sulmuesi.

Më se 30 persona të tjerë ishin plagosur nga ky sulm vetëvrasës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e ka fajësuar Iranin dhe lëvizjen Hezbollah, që kanë dorë në sulm me bombë.

Teherani dhe grupet libaneze i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›