E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Moon në Slloveni, takohet me kryeministrin Jansha

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, nisi sot turneun e tij në rajonin e Ballkanit.
 

Gjatë vizitës në Slloveni, Ban Ki Moon është takuar me kryeministrin slloven, Janezh Jansha, ndërsa pritet të zhvillojë bisedime edhe me presidentin Danillo Turk për t`iu drejtuar, më pas, parlamentit të vendit.
 

Në ditët e ardhshme, Ban Ki Moon pritet të vizitojë shtetet e ish-Jugosllavisë si Kroacinë, Malin e Zi, Bosnjën, Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Sllovenia është i vetmi vend i dalë nga luftërat ballkanike që është anëtar i Bashkimit Evropian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›