Bullgari, policia ndalon 16 emigrantë ilegalë

Policia kufitare bullgare i ka ndaluar 16 emigrantë ilegalë, në vendkalimet kufitare me Greqinë dhe Turqinë, ka njoftuar sot Ministria e Brendëshme.
Një grup prej 12 personave nga Afganistani, Iraku dhe Algjeria, ishte zënë afër vendkalimit Kulata për në Greqi. Një shtetas polak, i cili mendohet se udhëheqës i grupit, është arrestuar.
Një grup tjetër, tri femra e një mashkull, të gjithë nga Afganistani, janë zënë pasi kishin hyrë në Bullgari nga Turqia.
Udhëheqësi i tyre ia doli të kthehej prapa dhe të largohej matanë kufirit.
Bullgaria është bërë anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2007 dhe është shndërruar në kufi të BE-së në pjesën juglindore.
Dhjetëra mijëra emigrantë ilegalë udhëtojnë nga Azia, nëpër Turqi dhe vendet ballkanike, Greqi, Bullgari, Maqedoni dhe Serbi, në përpjekje për të arritur në Perëndim.