Presidenti Obama fal gjelat

Presidenti Barack Obama fali jeten e dy gjel-deteve me rastin e Festes se Falenderimeve duke i kursuar ata qe mos te behen pjese e darkes tradicionale te dites se Falenderimeve.
Ne nje ceremoni te pervitshme ne Shtepine e Bardhe nje dite para festes Presidenti Obama fali dy gjel-dete te moshes 19 javore me nje peshe prej 20 kilogramesh nga tavolina e darkes se falenderimeve ku ky shpend zakonisht eshte ushqimi kryesor i kesaj darke.
Presidenti Obama beri shaka me rastin e faljes se ketyre dy shpendeve te quajtur Liria dhe Paqja kur tha se ky vendim ishte pjese e veprimeve ekzekutive qe ai ka ndermarre kohet e fundit pa patur nevoje per miratimin e Kongresit.
Sot me vone Presidenti Obama dhe familja e tij do tu japin dy gjel-deta te tjere nje organizate bamiresie ne zonen e Washigntonit qe ushqen njerez te varfer.