E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgari temperaturate larta shkaktojne zjarre

SOFJE- Disa zjarre te rene ne gjethet e vjeshtes ne zonat rurale kane cuar ne zjarrje te medhenj ne Bullgari per shkak te nje moti te thate dhe me temperatura te pazakonta te veres per nje muaj nentor njoftoi sot siguria civile.

Tridhjete zjarre te tjere jane njoftuar dje nderkohe qe zjarrfikesit kane fikur 305 zjarre te marten. Vatra me e madhe prej 305 hektaresh ndodhet ne nje pyll prane fshatit Cerni Vit ne nje terren te veshtire ne vargmalet e Ballkanit ne qender. Nje mije zjarrfikes jane mobilizuar dje per te vene nen kontroll zjarrin ne kete rajon.

Siguria civile parashikon nje zbutje te eres qe ka fryre me shpejtesi deri 120 kilometra ne ore te marten ne rajonin malor Vratsa per te kontrollluar situaten. Temperaturat qe arriten ne 28 grade te marten ne Plovdiv ne jug vazhdojne te jene te larta per stinen. Sot ne mengjes ne Bullgari temperaturat ishin 13 deri 15 grade ne vend te vlerave te zakonshme te aferta me zeron dhe ato maksimale 21 grade pasdite.
m.a/ata/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›