SHBA Vleresohen grate pilote ne Luften e Dyte Boterore

Grave amerikane qe sherbyen si pilote gjate Luftes se Dyte Boterore me ne fund iu vleresua kontributi qe dhane ne ushtrine amerikane. Kete vit ato u nderuan me medaljen me te larte te Kongresit.Ne vazhdimhistoria e tyre dhe perjetimet gjate viteve te sherbimit ushtarak
Ne fillim te ketij viti grate e para pilote qe drejtuan aeroplanet ushtarake me ne fund u vleresuan per kontributin e tyre. Ato u quajten pilotet e sherbimit ajror amerikan ose WASP.
Ne muajin mars pjesetaret e mbijetuara te ketij grupi moren nga Kongresi medaljen me te larte per sherbimin civil Medaljen e Arte te Kongresit. Pilotja veterane Deanie Parrish tha ne ceremonine e mbajtur ne Kongres
Rreth 65 vjet me pare ne i sherbyem vendit jo per lavdi apo per tu bere te njohura. E beme pa bere kompromise me vlerat qe u brumosem nderin integritetin patriotizmin besimin dhe angazhimin.
Shume njerez besonin se grate nuk duhet te sherbenin ne ushtri e aq me pak si pilote.
Por ne fillim te Luftes se Dyte Boterore pati mungese pilotesh. Zhakline Kochran pilote e njohur ne Shtetet e Bashkuara ne ate kohe besonte se pergatitja e grave per te sherbyer si ndihmes pilote brenda vendit mund te krijonte mundesine qe shume pilote burra te sherbenin ne operacione fluturimi jashte vendit.
Me shume se 25 mije gra bene kerkese per te marre pjese ne programin e kualifikimit si pilot. Rreth 1800 prej tyre u pranuan dhe nga keto 60 perfunduan stervitjen. Faza e pergatitjes se tyre nisi ne nentor te vitit 1942.
Nje vit me pas 25 gra u pergatiten qe te fluturonin me avionet e njohur si Widowmaker. Disa pilote refuzuan qe te fluturonin me keta avione sepse shume prej tyre u perplasen gjate provave. Shume pilote kishin vdekur.
Grave pilote iu kerkua qe ti pilotonin keta avione. E bija e Deanie Perrish Nency thote se ato e dinin rrezikun por dolen vullnetare per ta kryer kete prove te rrezikshme.
Aeroplanet nuk e dine dallimin mes grave dhe burrave pilote. Avioni dallon pilotin e mire ose te papergatitur. Dhe te gjitha grate pilote ishin pilote te mira.
Por sherbimi i grave pilote nuk ishte zyrtarizuar. Mbas pak javesh programi u mbyll me mbarimin e luftes. Vajzat qe kishin paguar vete per kete trajnim duhej te paguanin edhe kthimin e tyre ne shtepi. 38 vajza u vrane gjate trajnimit dhe familjet e tyre paguan edhe per sherbimet mortore.
Nje prej tyre ishte dhe Mary Howso vdekjen e se ciles ushtaraket e bazes ne Texas ia njoftuan se jemes me nje telegram ku i shkruanin Vajza juaj u vra sot ne mengjes. Kur doni tjua nisim trupin
Deri ne vitin 1976 rreth 30 vjet mbas programit te pergatitjes se tyre gjate Luftes se Dyte Boterore ushtria nuk i pranoi zyrtarisht grate pilote.
Ne vitin 2000 Bibloteka e Kongresit nis projektin e Historise se Veteraneve me qellim qe historite e tyre te njiheshin nga kombi dhe te fiksoheshin ne kujtesen e popullit amerikan.
11 nentori eshte Dita e Veteraneve ne SHBA date e cila eshte vendosur te shenohet si e tille qe ne vitin 1919.
Sot ka rreth 22 milion veterane ne SHBA nga te cilet 15 milion jane gra.
Ne kete dite te gjithe kujtojne me nderim dhe respekt ata qe i kane sherbyer vendit dhe njekohesisht vemendja e te gjitheve eshte tek pjesetaret e familjeve dhe miqte qe ende i sherbejne vendit duke shkuar ne front.