E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bullgaria jep sinjalet e para për zgjidhjen e çështjeve me Maqedoninë e Veriut

Bullgaria ka demostruar publikisht shenja të një pranimi të filluar të zgjidhjes së çështjeve me Maqedoninë e Veriut. Në vizitën e parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Presidenti bullgar i sapozgjedhur Kiril Petkov ka përdorur emrin e shkurtër të vendit fqinj, pra “Maqedonia e Veriut” pa fjalën “Republika” në fillim. Kjo ishte një nga çështjet simbol të diskutuara mes vendeve, kur Bullgaria këmbënguli që me emrin e gjatë të shmangte atë që e ka quajtur si shtrirje të zonës e popullsisë etnike maqedonase edhe brenda kufirit të saj. Mediat e kanë komentuar deklarimin publik si “eliminim të një prej problemeve që Bullgaria të bënte hapa drejt heqjes së vetos për bisedimet e anëtarësimit në BE”. 
Të dy vendet janë ngërthyer në kërkimin e garancive si kusht për përparimin e bisediemeve mes tyre në funksion të negocitave të pranimit për Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që Shkupi shprehet i gatshëm për përmbushjen e kërkesave të Sofies për të ashtuquajturën paketë 5 + 1, që përfshijnë çështje që shtrihen deri në preambulën e Kushtetutës, ka qenë imponimi i Bullgarisë që emri me të cilin Maqedonia e Veriut do të futej në BE është Republika e Maqedonisë së Veriut. 

Ish-kryeministri Zoran Zaev kishte thënë se ishte i gatshëm të informonte OKB-në se emri i shkurtër Maqedonia e Veriut nuk ka të bëjë fare me zonën gjeografike të Bullgarisë, por është dashur një qeveri e re nga të dy palët që lëshimi i Bullgarisë të deklarohej publikisht sot, në fjalët e para në konferencën për shtyp të dy presidentëve në Shkup. Ndërkohë takimi ndërqeveritar do të zhvillohet më 25 janar (e hënë) pas një pauze të gjatë. Vendimi i Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për një takim të tillë u diskutua dhe u përmend nga përfaqësuesit e të dyja vendeve para vizitës së sotme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›