E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgaria terheq ambasadoret

Ministri i jashtem i Bullgarise Nikolaj Mladenov terheq 37 diplomate te rangut te larte nga bota e jashtme. Autoriteti per aktet e sigurimit te shtetit te Bullgarise kishte zhvilluar hetime ndaj qindra bashkepunetoreve te ministrise se Jashtme dhe konstatoi ne dhjetor te vitit te kaluar se shume ambasadore dhe diplomate bullgare kane punuar me pare per sherbimin informativ komunist. Meqenese terheqjen e diplomateve nuk e beri presidenti Parvanov sic e kerkon kushtetuta ministri i jashtem mori masat e tij.

Ministria e jashtme bullgare terhoqi 37 diplomate te rangut te larte nga bota e jashtme. Per ta eshte vertetuar bashkepunimi me sigurimin komunist te shtetit ne Bullgari beri te ditur te merkuren ne Sofje zedhenesja e ministrise se Jashtme te Bullgarise Wesela erneva. Qe ne fund te vitit te kaluar autoritetet e kontrollimit te dosjeve te sigurimit te shtetit verifikuan dosjet e 400 diplomateve te larte bullgare dhe konstatuan se me shume se gjysma e tyre para ktheses politike paten punuar per sherbimin informativ perkatesisht kunderzbulimin ushtarak komunist - midis tyre 37 ambasadore aktive.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nikolai Mladenow Ministri i jashtem i Bullgarise

Per kete verifikim ministria e Jashtme qe informuar i tha Cerneva Deutsche Welles dhe shtoi Ne u cuditem kur mesuam se me te vertete deri 40 perqind e ambasadoreve tane aktuale dhe perfaqesuesve te perhershem vazhdojne te jene njerez te cilet kane qene te lidhur me ish-sigurimin e shtetit te regjimit komunist.

Qe ne janar 2011 Parlamenti i Sofjes pati vendosur qe diplomatet me te kaluar bashkepunetori te sigurimit te shtetit nuk duhet ta perfaqesojne me tej vendin e tyre ne boten e jashtme. Por diplomate bullgare te rangut te larte mund te terhiqen vetem nga presidenti i shtetit por ai deri tani kishte refuzuar terheqjen e tyre. Vete presidenti Georgi Parvanov akuzohet per bashkepunim me sigurimin komunist te shtetit - komisioni per verifikimin e dosjeve te sigurimit te shtetit e konfirmoi kete ne vitin 2007.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Anatoliy Stankulov- Komunizmi

13 ambasadoret e pare do te terhiqen me 1 maj ne Bullgari nga sherbimi i tyre ne Berlin Athine Pekin Stokholm dhe te Kombet e Bashkuara ne Nju Jork. Nje grup tjeter pritet te pasoje ne 1 qershor. Ambasadoret e Sarajeves Bernes dhe Vatikanit do te nxirren ne pension para 30 qershorit tha zedhenesja e ministrise se jashtme Cerneva. Po kjo mase nuk ka lidhje me marredheniet e Bullgarise me vendet perkatese tha ajo.

Autor Aleksander Andrejev/Mirjana Dikic/ Auron Dodi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›