Drame refugjatesh ne Lampeduza

Rreth 200 njerez ne bordin e nje anije peshkimi ishin perpjekur nga Libia te arrinin ne vendet e Bashkimit Evripian kur anija e tyre eshte permbytur ne det. Deri tani per fat te keq munden te shpetohen vetem 50 vete. Moti me stuhi ka veshtiresuar perpjekjet per shpetimin e te mbijetuarve te tjere.
Sipas informacioneve te rojeve bregdetare italiane viktimat mbahen si afrikane nga Eritrea dhe Somalia te cilet ishin larguar para luftimeve ne Libi. Komisioni i BE-se ne Bruksel kembengul qe vendet anetare te BE-se te marrin kontingjentin e refugjateve nga Afrika e Veriut.
Javeve te fundit vetem nga Tunizia kishin mberritur ne Malte dhe Lampeduze 20.000 njerez. Gjermania dhe Austria kundershtuan planet e BE-se dhe e argumentuan kete me faktin se shumica e refugjateve vijne per arsye ekonomike dhe nuk kane nevoje per mbrojtje. Megjithate vendet te tjera si Suedia u deklaruan te gatshme per te marre disa qindra azilkerkues.
Autor DW/ Mimoza- Cika Kelmendi
Redaktoi Aida Cama