Bullock ende se ka zgjedhur fustanin për Oskar

Sandra Bullock ka thënë se telefoni po i cingëron pandërprerë nga dizajnerët të cilët dëshirojnë që t’ia dizajnojnë fustanin për “Academy Awards”.
Aktorja – e cila është nominuar për çmimin Oskar për aktoren më të mirë për rolin e saj në filmin “The Blind Side” — tha s ajo dëshiron t’i injoroj lutjet dhe të vishet sa më shpejt për ceremoninë prestigjioze të ndarjes së çmimeve.
“Ata gjatë gjithë kohës me thërrasin mua dhe unë ju them dërgomëni disa skica dhe unë do të zgjedh çfarë dua”, ka thënë ajo.
“E adhuroj Walmar, K-Mart dhe JC Penney. Jo, seriozisht nuk kam marrë ende nuk vendim. Kjo është pjesa më e mirë”.
Por, ajo nuk ka shumë oferta megjithatë, pasi që dizajnerët e mëdhenj nuk dëshirojnë që t’i dizajnojnë Sandras fustan.
Kohëve të fundit është thënë se Bullock është njëra prej aktorëve që ka sjell më së paku të ardhura për firmat që e kanë veshur atë.