Nuk feston kundër Man Utd

David Beckham nuk do të festoj nëse shënon për Milanin kundër Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve. Ai do të përballet me ish klubin e tij për herë të parë pas largimit më 2003 kur Rossonerët presin Djajtë e Kuq më 16 shkurt.
“Nuk mendoj se do të festoja. Nga respekti për tifozët dhe klubin. Për mua ata janë tifozët më të mirë në botë dhe përkrahja që ju japin çdo javë është e jashtëzakonshme. Nuk ka asgjë më të mirë se kjo” tha Beckham për magazinën Inside United.