Bulqizë- Kryeministri Edi Rama inspekton punimet në kantierin e “Parkut Retro”: Projekt inovator prej rreth 11 hektarësh

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Bulqizë pasditen e kësaj të premte (24 prill) një projekt inovator me sipërfaqe prej rreth 11 hektarësh dedikuar komunitetit dhe turistëve.
“Parku Retro” do të ofrojë mjedise për treg dhe minipunishte, park lojërash, info point, qendër mikpritjeje, struktura hotelerie dhe parkimi.
Ky investim pritet të shndërrojë zonën në një destinacion unik turistik, duke tërhequr vizitorë që udhëtojnë përmes Rrugës së Arbrit drejt Dibrës.
“Bulqizë – Në kantierin e “Parkut Retro”, një projekt inovator me sipërfaqe prej rreth 11 hektarësh, që do të jetëzojë një hapësirë asetesh publike të degraduara të viteve të regjimit të kaluar, ku do të krijohet një destinacion unik turistik në shërbim të njerëzve punëtorë të komunitetit, me mjedise për treg e minipunishte, si edhe park lojërash, info point, qendër mikpritjeje, struktura hotelerie dhe parkimi, për vizitorët e turistët që përmes Rrugës së Arbrit, po dynden gjithnjë e më shumë drejt Dibrës”, shkruan kryeministri Rama.
/rtsh.al/