E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë/ Humb jetën minatori në minierë

uneli-miniera-e-bulqizes1-280x200 Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në minierën e Bulqizës. Minatori i identifikuar si Bujar Suroqi ka humbur jetën brenda ambienteve të kësaj miniere.

Paraprakisht bëhet me dije se vdekja e 50-vjecarit ka qënë aksidentale, pasi ai dyshohet të ketë rënë nga ashensori i minierës.

Polica e Bulqizës ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për rrethat e aksidentit, pasi deri më tani nuk ka shumë të dhëna për ngjarjen.
Ngjarje të tilla të aksidenteve me pasojë humbjen e jetës së minatorëve janë të shpeshta në Bulqizë. Shpeshherë shkaku kryesor mbeten kushtet e punës ku punojnë këta minatorë./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›