E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër/ Eksploziv, në banesën e kreut të Komunës Postribë

policia-LezheNjë shpërthim i fuqishëm ka tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm banesën e kryetarit të komunës Postribë të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit, në fshatin Boks ku një sasi eksplozivi Ishte vendosur në automjetin e djalit të kryetarit të komunës Postribë, Faz Shabaj, 64 vjeç.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore sëbashku me grupin hetimor, ku nga veprimet e para hetimore rezultoi se, lënda plasëse është vendosur mbi sipërfaqen e tokës dhe si pasojë e këtij shperthimi është dëmtuar pjesërisht mjeti i sipërpërmendur, (konkretisht në pjesën e prapme e mbrapakolpit dhe të stopave), i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Faz Shabaj udhëheq këtë komunë të Qarkut Shkodër që prej vitit 1992 dhe aktualisht shërben në mandatin e tij të gjashtë, si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›