E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize aksident ne miniere nje rende

Një minator mbeti i plagosur rëndë, në një aksident të ndodhur në minierën e Bulqizës gjatë mesditës së të enjtes.

Aksidenti ndodhi ne pjesen qendrore te kesaj miniere, e cila administrohet me koncension nga ACR-ja.   Sipas burimeve nga kjo miniere, mësohet se minatori i plagosur është Sadik Shyti, 43-vjeç. Ndërkohë, ngjarja konfirmohet edhe nga policia lokale, që saktësoi se incidenti ndodhi në nivelin e 14-te te pusit nr.1. 43-vjeçari punonte si minator shembje në këtë pus, që është pjesa qendrore e minieres, e cila menaxhohet nga ACR-ja dhe aktualisht nen administrimin e “Balfin Grup”. Kolegë të tij të punës treguan se gjatë punës, një masiv gurësh u shkëputën dhe zuri nën të minatorin. Dyshohet se në origjinë të këtij aksidenti, është siguria e ulët e kushteve të punës, ndikuar nga amortizimi dhe mosinvestimet kronike për përmirësimin e kushteve të galerive të minierës. I shoqëruar në spitalin e Bulqizës, ku u konstatua gjendja e rëndë e 43-vjeçarit, Shyti u dërgua me urgjencë me helikopter, në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Shyti është një prej 700 minatorëve, të cilët u futën në grevë urie 3-javore, për të kërkuar rritje page dhe përmirësimin e kushteve të sigurisë në punë, gjatë vitit 2011. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›