E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri ushtria e rregullt ne kufi me Izraelin

Ushtria siriane vendosi nën kontroll zonën kufitare të Lartësirave të Golanit, e cila prej disa muajsh ishte vendosur në kontrollin e kryengritësve.

Lajmi, i konfirmuar nga mediat ndërkombëtare, u raportua fillimisht prej Ministrisë Izraelite të Mbrojtjes, pas sinjalizimeve të trupave izraelite nga ana tjetër e kufirit. Tanke dhe mjete të tjera të blindura duken se u përdorën për të marrë pozicionet e kryengritësve në Quneitra, vetëm pak kilometra dhe në disa vende deri në qindra metra, nga kufiri izraelit. Ky sukses i ushtrisë së Assad vjen vetëm një ditë pas pushtimit të qytetit kyç të Qusairit, SiriaSiria, SHBA dënon pushtimin e Qusair-itSiri, Assad avanconGazi sarin u përdor në Siri një qytet me një rëndësi vendimtare strategjike, i vendosur në rrugën që lidh Damaskun dhe Homsin, me kufirin libanez, i përdorur si prapavijë dhe rrugë furnizimi prej rebelëve. Suksesi i ushtrisë së Assad në kufi me Izraelin mund të shërbejë për të rritur tensionet, pasi më parë, të dy ushtritë janë përballur në afersi te ketyre pozicioneve. Lartësitë e Golanit, zyrtarisht janë një territor sirian, i mbajtur i pushtuar nga Tel Avivi që kur Siria mori pjesë në një luftë, në kuadrin e një koalicioni të disa vendeve arabe kundër Izraelit në vitin 1967. Si rrjedhojë e aneksimit formal që Izraeli ka realizuar dhe pretendimeve territoriale të Damaskut, Golani ka qenë gjithmonë burim incidentesh midis dy shteteve. Lufta civile siriane, e nisur pas një seri protestash paqësore u shtypën me dhunë nga autoritetet në mars 2011, i ka kushtuar jetën të paktën 80 mijë sirianëve, sipas statistikave “të përmbajtura” në zotërim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›