Bulqize aksident ne miniere plagoset 49-vjecari

Një minator 49-vjeçar mbeti i plagosur pasditen e së enjtes, ndërsa ishte duke punuar në një minierë kromi në Bulqizë.
Sipas njoftimit të policisë, minatori Mustafa Përleka u godit nga vagonët e trenit, ndërsa ndodhej në nivelin e 15 të një galerie. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, ai është dërguar në Tiranë për t’iu nënshtruar një trajtimi më të specializuar. / Top Channel