Triumfon Rihanna

Pop këngëtarja super seksi Rihanna ka fituar një betejë juridike kundër zinxhirit të dyqaneve Topshop, në lidhje me përdorimin e paautorizuar të një fotografie të saj në bluzat e tyre.
Bukuroshja 25-vjeçare nga Barbadosi kohë më parë pati ngritur padi kundër Topshop me arsyetimin se kishin përdorur pa autorizim fotografinë e saj në bluza, nga të cilat kanë fituar hiq më pak se 5 milionë dollarë.
Ndërkohë Gjykata në Londër vendosi në favor të këngëtares, duke e shpallur fajtor kompaninë Topshop që pritet t’i dhurojë një shumë të majme të hollave si shenjë dëmshpërblimi./Indeksonline/