E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bulqizë, automjeti përplas motorin, plagosen rëndë dy turistët italianë

 Dy persona u plagosën rëndë këtë të enjte në Bulqizë. Një automjet tip “Audi” përplasi një motomjet teksa lëvizte në rrugën që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës.

Si pasojë janë lënduar rëndë dy turistë italianë, të cilët janë transportuar drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

“Drejtuesi i automjetit tip “Audi”, me drejtues shtetasin F.M, 55 vjeç,  është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A.D., 21 vjeç.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.D., dhe pasagjerja që udhëtonte me të, shtetasja E.K, të dy shtetas italian, të cilët janë transportuar drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Drejtuesi i automjetit shtetasi F.M.,  është shoqëruar në Komisariat, ndërkoh gupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›