“Në Shqipëri qeveris krimi, jo shteti”, avokat Kaziaj: Shumë persona kanë dhënë dorëheqjen në momentin që kanë dalë SKY ECC dhe Encrochat

Avokati Altin Kaziaj tha në “Quo Vadis” në Vizion Plus se në Shqipëri po qeveris krimi dhe jo shteti.
Z. Kaziaj thekson se kohët e fundit krimi në vendin tonë është në rritje, teksa shtoi se shumë policë kanë dhënë dorëheqjen sapo dolën në pah aplikacione si Sky ECC dhe Encrochat.
Kaziaj: Krimi është në rritje. Patjetër, do ketë gjithmonë krim. Duhet që të gjitha organet të bashkëpunojnë me njër-tjetërën. Policia ju thoni është bërë palë më krimin. Persona me detyra të larta kanë përdorur aplikacionet si SKY ECC dhe Encrochat. Janë dhën shumë dorëheqje në momentin që ka dalë si fenomen SKY ECC. Harram ta ketë atë pagën ai polici që vesh unoformën dhe bëhet palë me këto. Kanë ndodhur krime në shumë vite. Kjo është alarmante. Në këtë vend nuk po funksionon shteti. Po qeveris krimi!