E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize humbet jeten ne galeri nje tjeter minator

Një 53-vjeçar me profesion minator humbi jetën sot në një galeri në minierat e kromit në Bulqizë. Dilaver Koçi po punonte për hapjen e një galerie rreth 1 mijë metra nën tokë.

Masivi i mineralit te kromit eshte shembur duke e zene nen vete. Galeria ku punonte minatori eshte ne shfrytezim nga nje kompani private. Policia ne vendin e ngjarjes eshte duke hetuar per respektimin e rregullave te sigurimit teknik. Ne pergjithesi aksidentet me pasoja te medha, vdekje dhe plagosje te renda kane ndodhur per shkak te mosrespektimit te ketyre rregullave.

Pas shembjes repartet e kerkim shpetimit munden te nxjerrin trupion e pajete te minatorit nga galeria.
Ne minierat e Bulqizes veprojne disa kompani private qe shfrytezojne galerite e vjetra te kromit. Edhe pse fitimet jane shume te medha, nuk jane bere investime te dukshme ne sigurimin e jetes se minatoreve.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›