E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniesta lojtari me i mire i EURO 2012

Andres Iniesta është shpallur nga UEFA si lojtari më i mirë i EURO 2012, turneut që u zhvillua në Ukrainë dhe Poloni.

Gjithashtu mesfushori spanjoll u zgjodh si lojtari më i mirë i finales ndaj Italisë edhe pse nuk shënoi asnjë nga katër golat e kampionëve të Europës.

Edhe në EURO 2008, ku sërish triumfuan spanjollët, ishte një lojtar i kombëtares iberike që fitoi çmimin MVP i turneut. Xavi Hernandez u shpall si më i miri në turneun e zhvilluar në Austri dhe Zvicër.

Andres Iniesta, hero në Spanjë për shënimin e golit të vetëm të finales së botërorit 2010, ka zhvilluar një turne në nivel të lartë.
Euro2012
Faleminderit Spanjë!
Fernando Torres, “Këpuca e Artë” e EURO 2012
Prandelli: Italia, shumë e lodhur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›