E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, i ati i të vetëvrarit dyshon: E ka vrarë policia

Të tjera rreth shkrimit Pas grabitjes, vret veten për t'i shpëtuar policisë BULQIZË – Dje, është përcjellë për në banesën e fundit, Përparim Bala, 23 vjeçari nga qyteti i Bulqizes, i cili, sipas policisë, është gjendur i vetëvrarë në automjetin e grabitur prej tij në një maratonë ndjekje të efektivave blu në segmentin rrugor Librazhd – Elbasan.
 
Pas përplasjes me armë me blutë e Elbasanit, autori i dyshuar i grabitjes me armë të 23 milionë lekëve të një kambisti në Bulqizë dhe një sasie bizhuterish, është gjendur, sipas policisë i vetëvrarë, megjithëse plumbat, sipas familjarëve kanë lënë gjurmët e tyre në çdo anë të mjetit të drejtuar nga viktima. Ndaj, babai i viktimës, Ismaili dhe daja e tij, dyshojnë se ai është qëlluar nga uniformat blu.

Sipas familjarëve, ai nuk ka pasur asnjë precedent penal, madje 8 muaj më parë është bërë pre e një grupi që e kishte marrë peng e më pas, gjykata, i kish lënë të lirë pa kuptuar arsyet e vërteta .

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›