Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur në Qafë Buall, ku makina me të cilën udhëtonte Nazik Mamiu, 55 vjeç, ka dalë nga rruga si pasojë e ngricës.
I plagosuri është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak.