E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, kapet 1 kg heroinë, pranga transportuesit

Policia ka sekuestruar mbrëmë në Fier 1 kg lëndë narkotike të llojit heroinë, ndërsa ka vënë në pranga personin që e transportonte.

Arsen Hoxha, 27 vjeç, është arrestuar nga policia në aksin Ballsh-Patos, teksa transportonte drejt Tiranës sasinë e drogës.

Sipas policisë, droga ishte e destinuar për tu shitur në kryeqytet.

Materialet në ngarkim të 27-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë për akuzën e prodhimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›