E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqize nis bllokimi i firmave ilegale

Në minierën e Bulqizës, në zonën D ka nisur bllokimi i firmave ilegale që punojnë të palicensuar. Pas marrjes në dorëzim të kësaj zone nga kompania nën koncesionare 'Tur Alb'.

Rojet e sigurise te mbeshtetur nga policia kane bere verifikimin e te gjithe punonjesve qe hyjne ne zonen D, duke mos lejuar ata qe nuk kane leje kalimi, nuk jane te licensuar per te nxjerre mineral ne kete zone. Pas nje urdheri te nxjerre nga Ministria e Ekonomise, kompania e licensuar ne kete zone mori masa per te vendosur rregull.

Zona D ka qene gjithmone nje zone aksidentesh tragjike ku minatoret kane humbur jeten por edhe burim konfliktesh mes grupeve ilegale qe shfrytezojne mineralin e kromit ne menyre te jashteligjshme. Firmat e palicensuara qe vepronin aty u shmangen tatimeve, si dhe investimeve qe dueht te bejne per sigurine e punetoreve ne galeri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›