E Shtunë, 31 Tetor 2026

IWF 4 vjet pezullim per Pulakun 5 mije USD gjobe

Vetëm një ditë më parë në Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes ka sjellë në Komitetin Olimpik vendimin përfundimtar për rastin e pozitivitetit të Hysen Pulakut, peshngritësi shqiptar, i cili u bë shembull një ditë përpara hapjes së lojrave olimpike.

Në bazë të vendimit përfundimtar, sportisti nga Elbasani, Hysen Pulaku është dënuar me 4 vjet pezullim nga sporti i peshëngritjes, megjithatë Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes nuk është mjaftuar me kaq.

Në fund të letrës ata komunikojnë se Federata Shqiptare e Peshngritjes duhet të paguajë në mënyrë të menjëhershme edhe një gjobë prej 5000 dollarësh për pozitivitetin e Pulakut edhe kostot e analizës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›