E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqize reshjet e boresrrezikojne bllokimin e rrugeve

Temperaturat te uleta dhe moti i keq kane pushtuar prej dy ditesh rrethin e Bulqizes ne te cilin gjate nates se mbremshme rane reshje debore kryesisht ne zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit.

Prej debores jane krijuar probleme per drejtuesit e automjeteve qe transportojne minatoret drejt firmave private te kromit ne zonen D.

Gjate dites se sotme reshjet vazhdojne te bien duke rrezikuar edhe izolimin e disa komunave.

Duke qene se vitet e shkuara ne Bulqize jane bllokuar disa here rruget nacionale shefi i policise se qarkullimit ne rrethin e Bulqizes Ardjan Balla u ben thirrje te gjithe drejtuesve te automjeteve qe te levizin me zinxhire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›