E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Dajti Policia zhduku tabulatet e telefonit tim

Te tjera rreth shkrimit Withers Kulici ndoshta sinjalizoi Dajtin Dritan Dajti njeriu me i akuzuar aktualisht nga drejtesia shqiptare ka deshmuar per here te pare ne procesin gjyqesor qe eshte hapur kunder tij i akuzuar per vrasjen e kater policeve dhe nje civili ne Gusht te vitit 2009 ne Durres. Ndersa eshte perpjekur te hedhe poshte akuzen duke mos e pranuar vrasjen Dajti ka akuzuar policine dhe prokurorine per zhdukjen e tabulateve te telefonit te tij - shkruan sot gazetari Mentor Kikia ne Gazeten Idea.
Dajti iu referua deshmise se bere me dyer te mbyllura nga ish shefi i Drejtorise Kunder Krimit te Organizuar A.Muca sipas te cilit Dritan Dajti kishte qene vene nen pergjim nga policia para se te arrestohej. Por pas dates 7 Gusht dita e krimit dhe arrestimit te Dajtit tabulatet e telefonit te tij nen pergjim jane zhdukur. Madje ai ka referuar edhe deklarime te prokurorit sipas te cilit operacioni i policise ka qene i paorganizuar mire dhe madje i paligjshem.
Megjithate misteri me i madh i deponimit te tij eshte zhdukja e tabulateve te telefonit ne te cilat jane fiksuar te gjithe numrat me te cilet Dritan Dajti komunikonte ndersa ishte ne liri.
Pak muaj me pare nje prej kabllogrameve te Ambasdes Amerikane publikuar nga siti WikiLeaks shkruante se zevendes drejtori i pergjithshem i policise se shtetit Agron Kuliqi nje prej njerezve me te fuqishem te policise shqiptare ka patur kontakte me Dritan Dajtin dhe e ka informuar ate per operacionet qe pergatiteshin per arrestimin e tij. Pohimet e kabllogrameve u hodhen poshte nga policia dhe vete Kuliqi por e verteta eshte se Dritan Dajti u ka shpetuar per mrekulli disa operacioneve per arrestimin e tij dhe se sic pohonte edhe kabllogrami i Ambasades Amerikane operacioni i 7 Gushtit u zhvillua ndersa Kuliqi nuk ndodhej ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›