E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, shpërthimi, nxirret trupi i minatorit

Pas disa orëve nën masivin e dheut është nxjerrë i pajetë nga nëntoka trupi i minatorit Fetah Shehu.Trupi i tij u nxor nga grupi i avari-shpëtimit, të dërguar nga Tirana.

Fetah Shehu 56 vjeç, ka gjetur vdekjen sot në galerinë 66 të minierës së Bulqizë pas shembjes të një masivi dheu brenda galerisë. Mësohet se 56-vjeçari ishte duke nxjerrë krom në këtë pjesë të minierës e cila ishte e braktisur në momentin ku një masiv dheu është shembur duke e zënë atë sipër.

Jo larg në kohë, një shpërthim i ngjashëm u shënua në këtë minierë , ku një minator vdiq dhe 8 të tjerë u plagosën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›