Koorporatat, Berisha: Unë kardiologu që mësova nga Ronald Regan
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë pritjes së tij me drejtuesit e rinj të koorporatave, duke ofruar ekperiencën e tij paraqiti lirinë fiskale si model suksesi, ndërkohë theksoi se gjatë karrierës së tij ka mësuar shumë nga postulatet e ish- presidentit amerikan Ronald Regan.
“Unë jam kardiolog dhe erdha me njohuri zero sa i përket politikave fiskale, por kam qenë adhurues i Reaganit. Kam lexuar librat e tij. Një nga postulatet e tij është se paratë në duart e privatit janë më me vlerë se sa në duart e qeverisë”,- u shpreh Berisha.
Kryeministri duke sjellë ndërmend skemat piramidale të vitit 1997, nënvizoi se qeveria ktheu paratë e qytetarëve pavarësisht se borxhi nuk ishte i saj.
“Në 1997 qeveria nuk ka qenë e përfshirë në skemat piramidale, por e rëndësishme ishte nëse qeveria duhet të paguante apo jo paratë e humbura. Unë isha dakort të paguheshin paratë. Isha në opozitë, por më votuan dhe u ktheva me principet e mia. Zvogëlova dhe ula taksat e koorporatave dhe të ardhurave personale. Kemi reduktuar dhe dhjetra tarifa të tjera”,- deklaroi Berisha.
Shefi i qeverisë deklaroi se ka bëjë dhe do bëjë gjithcka për të afruar sa më shumë investitorë të huaj në Shqipëri, pasi ajo e ka gjithë potencialin e duhur.
“Uroj të realizoni ëndërrat e juaja në vendin tonë dhe qeveria ime do ju mbështesë plotësisht”,- përfundoi fjalën e tij kryeministri Berisha.
(el.me/BalkanWeb)