E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqize terhiqet kompaniaEmpire Mining Corporation

TIRANE- Skandal i ri ne Bulqize. Kete here eshte ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes qe ka bere nje hile jo te vogel e cila rrezikon te demtoje edhe me tej emrin - tashme te komprometuar - te zones me premtuese minerare te vendit. Kanadezet e Empire Mining Corporation njoftuan dje zyrtarisht se nderpresin cdo lloj punimi ne Shqiperi per shkak se ne lejen e rinovuar te kerkimit te mineralit te kromit te dhene nga qeveria shqiptare jane pakesuar koordinatat e zones se akorduar me pare per te ne siperfaqe dhe ne thellesi te nentokes.

ZYRTARET
Ka qene vete drejtori i pergjithshem dhe president i firmes kanadeze David Cliff i cili ka bere te ditur dje se autoritetet shqiptare jane perpjekur ta minimizojne problemin. Si ministri Nasip Naco ashtu edhe nje nga keshilltaret e kryeministrit Sali Berisha ka thene ai per median jane kontaktuar nga ana e drejtuesve te firmes. Ata u kane thene se veprimi ndaj tyre ka qene thjesht pasoje e gabimeve te bera nga Agjencia e Burimeve Natyrore. Po te ishte vetem kjo shtoi presidenti Cliff per agjencine REUTERS ceshtja do te mund te zgjidhej menjehere por ai konstaton se kjo rrudhje e lejes eshte akti i fundit i nje serie zvarritjesh burokratike me te cilat eshte hasur vazhdimisht kompania ne Shqiperi.

VENDIMI
Drejtuesit e kompanise vendosen qe e vetmja rruge e mundshme eshte te nderpriten punimet ne Shqiperi dhe te pezullohet nga puna personeli i punonjesve ne vend deri sa licensat e kerkimit minerar te korrigjohen dhe te na jepen plotesisht licensat minerare shtoi Cliff.
Sipas REUTERS-it zyrtaret e METE-s nuk pranuan te benin asnje koment per ngjarjen.
Lejet
Presidenti kanadez deklaroi se ne perputhje me kerkesat e ligjit te ndryshuar shqiptar per minierat Empire Mining aplikoi qe ne janar te ketij viti per te rinovuar automatikisht licensat dhe nje gje e tille iu akordua nga METE me 30 tetor 2011. Nderkohe qe ishim ne pritje te lejes kompania jone u lejua te vazhdonte eksplorimin per mineralin e kromit ne Bulqize por pa u lejuar qe te kryente punime minerare tha ai. Ne shtator kompania filloi shpimet per te zbuluar pranine e mineralit te kromit dhe doli se ne minieren qe u ishte akorduar per kete veprim kishte nje zone me mineral te pasur dhe te shumte ne sasi.
Sipas ligjit te vjeter kompania kanadeze lejohej te shiste mineralin te cilin e zbulonte gjate punimeve te shpimit nderkohe qe ligji i ri kerkon qe minerali te shitet vetem kur te jepet nje leje e posacme shfrytezimi. Qellimi i Empire sipas Cliff-it ishte qe te grumbullonte mineralin e nxjerre gjate punimeve te kerkimit dhe njekohesisht te aplikonte per leje shfrytezimi.

BULQIZA
Cfare ka ndodhur ne te vertete Problemi i kanadezeve ka te beje me zonen ku ata po kryenin punimet. Bulqiza eshte kthyer prej kohesh ne nje Far Eumlest ku per shkak te kerkese se larte dhe cmimit te rritur te kromit ne tregjet e huaja ka plasur nje vazhde skandalesh korruptive shoqeruar me shkembime zjarri bandash ne mes te qytetit shembje galerish greva urie shumemujore shitje licensash nen dore etj. Ne keto afera jane perfshire jo vetem banditet ordinere por edhe ata qe japin lejet pra zyrtaret e METE-s.
s.g/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›