E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, vritet një person

Bulqiza është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë ku në mes të qytetit ka patur të shtëna me armë në një bar-kafe.

Një person ka qëlluar me armë zjarri në një tavolinë ku ndodheshin tre persona brenda bar-kafesë. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë një person, ndërsa vëllai i tij është plagosur rëndë.

Ende nuk dihet asgjë lidhur me motivet e ngjarjes por dyshohet se vrasja mund të ketë patur motiv larjen e hesapeve mes bandave të kromit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Fadil Ternova, i cili kishte një konflikt të hershëm me vëllezërit Shehu.

Momentalisht nuk ka të dhëna të sakta rreth shkaqeve të ngjarjes, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›