E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja dje në Bruksel Thaçi në 14: 30 para gazetarëve

Të tjera rreth shkrimit Kurti: Marrëveshja saboton Kosovën Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite në Prishtinë do mbajë konferencë për shtyp, pas marrëveshjes në arritur dje në Bruksel, në raundin e dhjetë të dialogut në nivel të lartë me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, drejt normalizimit të marrëdhëniëve, në një proces të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.

Ndërkohë qe pritet bërja publike e zyrtarizimit të marrveshjes mediat kanë publikuar "15 pikat e dokumentit të nënshkruar me iniciale". Thaçi dhe Daçiç, "Kanë vënë inicialet e tyre në një dokument pesëmbëdhjetëpikësh, me të cilin përcaktohet mënyra e funksionimit të veriut te kosoves , zone kjo e banuar nga komuniteti serb” Ky është një tregues I shprehje së përkushrtimit të paleve që të mos e pengojnë e as inkurajojnë të tjerët që të pengojnë ecjen e njëra-tjetrës drejt BE-së".
"Dokumenti pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim", thuhet më tej, dhe sipas tij, "serbët e Kosovës fitojnë të drejtën e pasjes së një asociacioni që në marrëveshje është quajtur edhe bashkësi, i cili do të funksionojë sipas ligjit aktual të Kosovës për Qeverisje lokale, por që në praktikë do të ketë të drejta të deleguara nga komunat".

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës "e mirëpret arritjen e Marrëveshjes mes delegacioneve të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë".

Aleanca Kosova e Re "vlerëson se arritja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është një lajm i mirë dhe historik për Kosovën dhe gjithë rajonin", ndërsa ende nuk ka deklarata zyrtare edhe nga disa parti të tjera politike, përfshirë partinë më të madhe opozitare, LDK.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›