E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bum turistësh që duan të divorcohen

Në Itali është duke marrë një hov të madh një lloj i ri u turizmit. Bëhet fjalë për ata persona që duan të divorcohen. Duke qenë se procedurat e divorceve në Itali zgjasin shumë, deri në katër vjet, madje ka raste edhe deri në 13 vjet, kur bashkëshortët nuk janë në një mëndje për tu ndarë, italianët kanë menduar një tjetër mënyrë për tu divorcuar. Këtë gjë kanë menduar që ta bëjnë në shtete të tjera, si në SHBA kryesisht, por edhe Angli, Francë, Spanjë, Rumani etj. Kjo, për faktin se procedurat e divorcit në këto vende janë shumë më të shpejta se në Itali. Konfirmimi për këtë gjë vjen nga Dhoma e Avokatisë së Martesave në Itali.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›