Bumçi takim me ambasadorin britanik dhe të ngarkuarin me punë të Francës
TIRANË-Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë, Nicholas Cannon dhe të Ngarkuarin me Punë të Francës, Didier Guilbert, me kërkesën e tyre.
Diplomatët britanikë dhe francezë ilustruan me fakte dhe argumente përdorimin e armëve kimike në Siri, duke bërë përgjegjës regjimin sirian.
Bashkëbiseduesit theksuan se përdorimi i armëve kimike kundër popullsisë civile përbën një krim kundër njerëzimit dhe si i tillë kërkon ndërhyrjen energjike dhe të menjëhershme të komunitetit ndërkombëtar për t’i ndëshkuar autorët e tyre.
Ministri Bumçi theksoi se Shqipëria i ka ndjekur dhe vazhdon t’i ndjekë me shqetësim zhvillimet dramatike në Siri dhe ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike.
(d.b/BalkanWeb)